Itali/423 viktima në 24 orë, rritet shkalla e pozitivitetit

Italia raportoi 24,935 mijë raste të reja me Covid-19 në 24 orët e fundit pas 353,737 tamponësh të kryer në mbarë vendin.

Lombardia është sërish rajoni më i prekur, me më shumë se 5, 600 raste. Autoritetet njoftuan se në ditën e fundit 423 persona të tjerë humbën betejën përballë virusit, krahasuar me 431 që ishin të martën.

Në spitale ndodhen 3333 persona që po marrin trajtim mjekësor më të specializuar, ndërkohë që shkalla ditore e pozitivitetit është tani 7%, nga 6.2% që ishte një ditë më parë.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A e liron Gjykata Kushtetuese nga burgu, Erion Veliajn?