Itali, bie ndjeshëm numri i të infektuarve, regjistrohen 65 viktima gjatë 24 orëve të fundit
Në 24 orët e fundit në Itali, janë regjistruar 1.273 të infektuar dhe 65 viktima nga COVID-19.
Lajmi është bërë i ditur nga Ministria e Shëndetësisë në Itali, e cila raporton, se ka pasur një rënie të rasteve të reja, krahasuar me një ditë më parë, ku vendi regjistroi 2.275 infektime.
Po ashtu, shtrimet në spital kanë rënë, ku në 24 orët e fundit janë 15 të shtruar më pak në njësitë e kujdesit intensive, ndërsa 53 më pak në pavijonet e tjera.
Aktualisht, në të gjithë territorin italian, rastet aktive janë 188.453, ndërsa 97% prej tyre ndodhen në karantinë na ambientet e shtëpisë.
Kujtojmë se që prej fillimit të pandemisë janë infektuar 4.233.698 persona, ndërsa fatkeqësisht nuk e kanë fituar betejën me virusin, 126.588 persona.