Itali: Bie nga karroca e karnavaleve, humb jetën fëmija 4-vjeç
Një djalë 4-vjeçar, i quajtur Salvatore Sclafani, ndërroi jetë pasi ra nga një prej karrocave që shëtiste nëpër rrugët e Sciacca për Karnavale, në provincën Agrigento.
Ngjarja ka ndodhur në orën 11:00 të ditës së sotme, 22 shkurt, shkruan giustizianews24. Djali u vu në karrocë e cila ishte e palëvizshme por sapo automjeti filloi të lëvizte, djali ra në tokë dhe goditi kokën.
Ai u dërgua menjëherë në spital nga babai i tij por nuk ia doli dot të mbijetonte.
Kryebashkiaku, Francesca Valenti, i cili ka vendosur të pezullojë festimet në shenjë zie, është gjithashtu në spital. Policia po heton shkaqet e këtij aksidenti, ndërkohë Prokurori Sciacca ka hapur një hetim.