Itali, bilanci më i ulët nga tetori

Italia shpreson të rikthehet së shpejti në normalitet. Vendi fqinj sot ka regjistruar, për herë të parë nga tetori, më pak se 100 viktima nga pandemia e COVID-19. Sot ishin 93, ndërkohë që rastet e reja ishin 5753, për një nivel pozitiviteti që shkon në 2.8%.

Treguesit janë në përmirësim të dukshëm, edhe pse në terapitë intensive mbeten rreth 1800 pacientë, dhe të shtruarit janë më shumë se 12 mijë. Nesër do të jetë një ditë e shumëpritur nga italianët, pasi qeveria Draghi pritet të zbulojë masat e reja që do të hyjnë në funksion nga 24 maji.

Disa masa lehtësuese kanë filluar nga kjo javë, si rihapja e plazheve dhe pishinave, por nesër parashikohet edhe një shtim i orës policore deri në 23 për të ndihmuar restorantet, ndërkohë funksionimi i tyre në ambiente të mbyllura mund të fillojë nga 1 qershori, ashtu si rifillimi i traditës italiane të pirjes të kafeve në banak.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Kë do të votonit si kandidat për kryebashkiak në Tiranë?