Itali, dështon edhe raundi i dytë për Presidentin

Dështon edhe raundi i tretë i zgjedhjeve të Presidentit të ri në Itali, ku edhe në votimin e bërë ditën e sotme, asnjë prej kandidatëve nuk ka arritur të sigurojë 2/3 e votave.

Edhe në raundin e tretë Sergio Mattarella, kandidati i propozuar nga Kryeministri Matteo Renzi, nuk ka arritur të marrë shumën prej 673 votash, e nevojshme për t’u zgjedhur në krye të shtetit italian.

Ashtu si ditën e djeshme, edhe sot kanë dominuar votat e bardha, ku në votimin e sotëm janë shënuar plot 531 të tilla. Kjo pasi siç pati deklaruar Kryeministri Renzi, Partia Demokratike e Italisë do të votojë vetëm në raundin e katërt, aty ku edhe është e nevojshme që Mattarella të sigurojë shumicë të thjeshtë, e përkthyer në 505 vota.

Siç parashikojnë mediat italiane, partia e dytë më e madhe italiane Forza Italia nuk do të marrë pjesë në votimin e nesërm. Zgjedhjet për Presidentin e ri të Italisë vijnë si rezultat i dorëheqjes së ish-Presidentit Giorgio Napolitano pak ditë më parë. 

SHKARKO APP