Itali, jep dorëheqjen ministri i Transporteve, akuzohet për korrupsion

Ministri italian i Transporteve dhe infrastrukturave, Maurizio Lupi njoftoi sot publikisht se do të paraqiste nesër dorëheqjen pas akuzave të tjera për korrupsion në punimet publike.

“Nesër, do të paraqes dorëheqjen time”, deklaroi ministri i dyshuar se kishte marrë favore për djalin e tij nga një bashkëpunëtor i afërt i përfshirë në një sistem të gjerë të tregjeve të manipuluara, sipas faqes në rrjetin social “Twitter” të emisionit televiziv që do të publikohet në mbrëmje.

Disa ditë më parë policia italiane arrestoi katër persona dhe nisi hetimet për 51 të tjerë për korrupsion në tenderët publikë, përfshirë edhe ndërtimin e një linje trenash ekspres, për të cilën janë  hedhur miliarda euro.

Një prej të arrestuarve është Ercole Incalza, i cili deri në fund të vitit 2014 ka mbajtur një post të lartë në departamentin e punëve publike e Transportit në Ministrinë e Infrastrukturës.

Gjithashtu Incalza ka shërbyer në disa qeveri, jo vetëm me kabinetin Renzi. Sipas urdhër- arrestit, hetuesit zbuluan se njëri prej të arrestuarve i kishte siguruar një kontratë pune djalit të Ministrit të Transportit, Maurizio Lupi, i cili  hodhi poshtë akuzën.

SHKARKO APP