Itali, Liga dhe Lëvizja Pesë Yjet në përpjekje për formimin e një qeverie antisistem

Liga (ekstremi i djathtë) dhe Lëvizja Pesë Yjet do të vazhdojnë sot diskutimet në përpjekje për të formuar atë që do të ishte qeveria e parë antisistem në Itali dhe në Europë.

Silvio Berlusconi, miliarderi që drejtoi të djathtën italiane për 25 vjet, i hapi rrugën formimit të një qeverie të tillë duke hapur dritën e gjelbër për një marrëveshje mes aleatit të tij, Ligës dhe L5Y.

Dy formacionet, që disponojnë maxhorancën në Parlament që prej zgjedhjeve legjislative të 4 marsit, do të zhvillojnë bisedime për një kryeministër dhe një program të përbashkët.

Swiss Digital Desktop Reklama

Pas më shumë se dy muaj diskutimesh të pasuksesshme mes forcave të ndryshme politike, presidenti italian, Sergio Mattarella kishte parashikuar të njoftonte dje emrin e një personaliteti që do të ngarkohej të drejtonte një qeveri teknike para zgjedhjeve të reja.

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Mendoni se Berisha do ta bllokojë kryeministrin me turma popullore?