Itali/Masat shtrënguese për festa, Conte: Të evitojmë valën e tretë

Qeveria italiane i ka “blinduar” Krishtlindjet dhe festimet e fundvitit duke mos lejuar lëvizjet nga njëra zonë në të tjetrën, madje edhe midis komunave.

“Kemi evituar mbylljen e përgjithshme, por tashmë nuk duhet ta ulim vëmendjen. Duhet të evitojmë një valë të tretë që mund të mbërrijë pikërisht në janar dhe që mund të mos jetë më pak e ashpër se e para”, u shpreh Kryeministri Giuseppe Conte pas firmosjes së dekretit.

Por vendimi ka shkaktuar reagim nga rajonet, ndërsa presidentët e tyre i kanë cilësuar masat si të pabarabarta në trajtimin e qyteteve të mëdha me miliona banorë dhe komunave me popullsi më të vogël.

Reagim ka arrdhur edhe nga Partia Demokratike me 25 senatorët që kërkojnë nga Kryeministri të rishohë masat që sipas tyre janë të gabuara.

SHKARKO APP