Itali, ndalohet kamioni që transportonte pajisje mjekësore drejt Greqisë kundër vendimit të qeverisë

Autoritetet italiane të Policisë Financiare kanë sekuestruar një kamion në portin e Ankonës i cili po transportonte aparatura e instrumente mjekësore për repartet e terapisë intesive.

Ato po niseshin drejt Greqisë në kundërshtim me vendimin e marrë nga qeveria italiane më 25 shkurt 2020 i cili ndalon transportimin jashtë territorit kombëtar të materilave shëndetësore të mbrojtjes individuale e të atyre për kurimin e pacientëve me patologji të sëmundjeve të frymëmarrjes.

Janë sekuestruar 1840 isnstrumente mjekësorë të përdorura në terapitë e frymëmarrjes për të rritur e fëmijë. si dhe për repartet e reanimacionit.

Swiss Digital Desktop Reklama

Këto aparatura po transportoheshin për llogari të një kompanie italiane me bazë në provincën e Milanos e cila ia ka shitur një kompanie greke.

Swiss Digital Mobile Reklama

Materialet shëndetësore janë sekuestruar ndërsa kompania italiane është denocnuar nga autoritetet.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Si ishte viti 2025 për ju?