Itali, operacioni kundër “Camorra”-s, 50 të arrestuar

Në orët e para të mëngjesit të sotëm Antimafia Italiane e Venezias ka ekzekutuar megaoperacionin e koduar “At last” kundër mafias napoletane Camorra.

Operacioni ka çuar në ekzekutimin e masave të  ndalimit ndaj 50 personave, ndërsa 11 të tjerë janë vënë nën urdhrin e detyrim paraqitje.

Akuza ndaj tyre është pjesëmarrje në grupim të organizuar mafioz e krime të tjera penale.

Swiss Digital Desktop Reklama

Arrestimet janë kryer në provincën e Venezias, Casertas e Casal del Principe.

Swiss Digital Mobile Reklama

Në operacion kanë marrë pjesë rreth 300 trupa policorë të drejtuar nga grupi operativ i Venecias dhe nga policia financiare e Triestes.

Në mesditë Prokurori i Përgjithshëm i Antimafias Italiane Federico De Raho do të zbardhë detajet e këtij operacioni.

Ministri i Brendshëm Matteo Salvini përshëndeti suksesin e këtij operacioni duke u shprehur se “lajme të tilla bëjnë të nis mirë dita, falë punës brilante të forcave të policisë.”

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Nëse shkohet në zgjedhje cilës parti ia jepnit voten?