Itali, rreth 31 mijë raste të reja dhe 199 viktima në 24 orë
Italia regjistron brenda një dite rreth 31 mijë raste të reja me coronavirus, bazuar në të dhënat e ministrisë së shëndetësisë në vend.
Sipas agjencisë së lajmeve italiane, ANSA, vendi regjistroi afro 200 viktima brenda 24 orëve të fundit, duke e çuar numrin e përgjithshëm të të vdekurve në 38 mijë.
“Dje jemi përballur me 26 mijë raste të reja, ndërsa sot tejkaluam shifrën prej 31 mijë”, tha Gianni Rezza nga Ministria e Shëndetësisë.
Rritje ditore të rasteve kanë raportuar edhe shumë vende evropiane kohëve të fundit, sakaq numri vlerësohet të jetë shumë më i lartë se sa në valën e parë të pandemisë.