Itali/Shifrat alarmante, shkon në 1016 numri i viktimave

Ka arritur në 1016 numri i viktimave të prekur nga koronavirus në Itali ndërsa numri i të infektuarve që nga nisja e përhapjes së pandemisë e deri më sot është 15 113. Numri i pacientëve në terapi intensive është 1153. 6650 po kurohen në struktura spitalore e 5036 në kushte shtëpie. Numri i personave të shëruar është 1258. Statistikat e sotme konfirmojnë përsëri rajonin e Lombardisë si më të prekurin nga pandemia me 8725 të infektuar e 744 viktima.

Deri më sot në Itali janë kryer 86 011 tampone. Rajoni me numrin më të ulët të personave pozitivë nga koronavisrus mbetet ai i Bazilikatës me 8 pacientë e 0 viktima. Në rajonin e Lazios ku është pozicionuar dhe kryeqyteti Romë e janë shënuar rritje të rasteve të personave të infektuar.

Sot rezultojnë 200 pacientë me koronavirus e 8 viktima. Gjatë 24 orëve të fundit janë shënuar 50 raste më shumë e 3 viktima. Ndërkohë, Mbrojtja Civile italiane Ben apel për dhurues gjaku. Momentalisht numri i tyre është reduktuar shumë e pacientë të shumtë në spitale me patologji të ndryshme kanë nevojë për gjak.

Swiss Digital Desktop Reklama

Rajonet Calabria, Molise e Basilicata deri më tani janë të vetmet që nuk kanë regjistruar persona të prekur nga koronavirusi. Në rajonin e Sardenjës e Valle D’Aosta asnjë pacient nuk po kurohet në terapi intensive.

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Kush mendoni se duhet të jetë në emër të PD dhe opozitës kandidat për kryebashkiak në Tiranë?