FIFA World Cup 2026 11 Qershor - 19 Korrik 2026
00 ditë
00 orë
00 minuta
00 sekonda

Itali, shkatërrohet mafia kineze që trafikonte mallra në Europë, 33 të arrestuar

Antimafia Italiane ka ekzekutuar në orët e para të mëngjesit të sotëm një megaoperacion i koduar “China Truck” i cili ka shkatërruar një organizatë kriminale mafioze kineze e cila zotëronte trafikun e mallrave kineze në Europë.

Operacioni i Antimafias Italaine është ekzekutuar me urdhër të Prokurorisë së Firences dhe është shtrirë në disa qytete italiane si në Romë, Padova, Firenze, Pisa e Milano, por dhe në vende të tjera europiane si në Francë e Spanjë.

Janë ekzekutuar 33 urdhër arrestimi e janë sekuestruar magazinat e mallrave kineze në zotërim të këtij grupimi mafioz.

Swiss Digital Desktop Reklama

Operacioni “China Truck” ka nisur hetimet në vitin 2011 e investigimet kanë vërtetuar hegjemoninë e plotë të kësaj organizate në kontrollin e trafikut të mallrave kineze në të gjithë Europën, hegjemoninë e kontrollit llogjistik të tyre të imponuar nga metodologjia mafioze dhe e ushqyer nga të ardhurat e aktivitetit kriminal.

Swiss Digital Mobile Reklama

Në këtë operacion morën pjesë 130 trupa të policisë italiane, 18 patrulla policie në qytetet të ndryshme italiane në bashkëpunim me policinë franceze dhe spanjolle.

Rreth orës 11.00 në një konferencë shtypi ku do të marrë pjesë dhe kreu i Antimafias Italiane Federico De Raho priten të zbardhen detajet e këtij operacioni.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A mendoni se po krijohet një Lëvizje antisistem, pra kundër Ramës dhe Berishës?