Itali, shqiptarët menaxhonin sheshet për shitjen e kokainës, 4 në pranga

Policia italiane në Xhenova ka arrestuar 4 shqiptarë për trafik të narkotikëve të llojit kokainë.

Arrestimet janë pjesë e një hetimi që ka nisur më herët dhe në periudha të ndryshme janë arrestuar edhe persona të tjerë. Ndërkohë janë sekuestruar 2.5 kg kokainë, mbi 15 mijë euro, një armë gjysmë automatik dhe municione.

Mediat italiane raportojnë se anëtarët e bandës, kryesisht shqiptarë, menaxhonin, me role të ndryshme, disa sheshe në lagjet e Sampierdarena, Sestri Ponente dhe Rivarolo.

Swiss Digital Desktop Reklama

Droga vinte në periferi të Milanos dhe pasi paketohej shitej në Xhenova.

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A e liron Gjykata Kushtetuese nga burgu, Erion Veliajn?