Italia do të shkatërrojë BE-në
Italia është në prag të rënies ekonomike dhe politike. Kryeministri i vendit, Matteo Renzi ka premtuar se do të japë dorëheqjen nëse humbet në një referendum mbi reformën kushtetuese në tetor, i cili kërcënon të shkund themelet financiare të kombit. Largimi i Renzit do të shkaktojë një situatë të rëndë në tregjet, që deri më tani kanë mbështetur programin e tij të reformave.
Gazeta Britanike, “Dialy Express”, në një shkrim të sajën ka theksuar se në qoftë se propozimet e tij mposhten nga partitë e opozitës të cilët janë të vendosura për të çuar përpara shkëputjen nga Brukseli, kur dhe Brexit ka rritur ndjenjat anti-BE në të gjithë kontinentin, ata do të përgatiten për një luftë për të rrëzuar bashkimin.
Sipas artikullit, Italia është një nga anëtaret themeluese të BE-së, ku me flamurin e bashkimit qëndron krenare në majë të ndërtesave shtetërore në mbarë vendin.
Megjithatë, gazeta bën me dije se kriza e vazhdueshme e emigrantëve dhe dështimi i bllokut për të ndaluar mijëra mbërritje në brigjet e vendit, si dhe mbi negociatat e vazhdueshme mbi financat e saj, kanë bërë që italia të përçmohet.
Vendimi i rëndësishëm i Britanisë për të shkëputur lidhjet me Brukselin, u festua sipas gazetës edhe nga anti-themeluesit e BE-së dhe nga partia euroskeptike ”Lëvizja e pesë yjeve”. Një parti e themeluar nga komediani Beppe Grillo, e cila është bërë tashmë partia më popullore në Itali, kjo pasi ajo fitoi një të katërtën e votave kombëtare në vitin 2013 dhe muajin e kaluar kapën vendet bashkiake në Romë dhe Torino.
Kriza mund të shtyjë Italinë përsëri në recesion dhe në një skenar pesimist. Francesco Galietti, kreu një ish-zyrtar i ministrisë së financave, ka thënë se: “Italia po përballet me një krizë të rëndë që është eksponenciale. Shkas i menjëhershëm është kriza bankare”.
Burimi: Daily Express/Përshtati: Redjon Shtylla
KOHA JONË SONDAZH

