Italia e zeza e Covid-19, humbin jetën edhe 3 mjekë
Italia është më e prekura nga Covid-19 dhe ata që janë në vijën e parë të frontit, më të rrezikuarit janë mjekët. Një ditë më parë, tragjedia në Itali mori përmasa të mëdha kur u konfirmuan 475 të vdekur brenda 24 orëve, ndërsa ditën e sotme një tjetër lajm i rëndë vjen nga vendi fqinj. Mediat italiane raportojnë se 3 mjekë të tjerë kanë ndërruar jetë pasi janë prekur nga koronavirusiu, duke e çuar në 10 humbjen e jetëve në radhët e bluzave të bardha. Tre mjekët që ndërruan jetë janë Luigi Ablondi, ish-menaxher i përgjithshëm i spitalit në Crema; Giuseppe Finzi, mjek në Kremona dhe Antonino Buttafuoco, mjek i përgjithshëm në Bergamo.