Italia futet në karantinë për festat e fundvitit, zbulohet vendimi i qeverisë

Qeveria italiane urdhëroi futjen e vendit në një karantinë të pjesshme kombëtare nga 24 dhjetori deri ne 6 janar. Shkak u bë rritja e numrit të vdekjeve, por edhe infektimeve, por sipas kryeministrit Guiseppe Konte lëvizjet për festat e fundvitit mund të ndihmonin në përhapjen e virusit.

Dekreti i ri vendos kufizime të rrepta në lëvizjet gjatë festave dhe fundjavave. Vizitat te miqtë do të lejohen në ditë të caktuara, por jo më shumë se 2 persona. Nuk do të lejohen dreka Krishtlindjesh në restorante, por do të jetë i hapur shërbimi katering.

Për të zbutur goditjen që ka marrë sektori i bareve dhe restoranteve qeveria ka vënë në dispozicion 645 milionë euro ndihma. Dekreti lejon daljet nga shtëpia vetëm për punë, arsye shëndetësore dhe gjëra të domosdoshme si blerja e ushqimeve ose shkuarja në farmaci. Në 4 ditë jave dyqanet e tjera do të jenë të hapura për biznes deri në orën 21:00 ndërsa do të mbetet në fuqi shtetrrethimi nga ora 22 e mbrëmjes deri në orën 5 të mëngjesit.

 

SHKARKO APP