Italia gjen mënyrën novatore për të monitoruar lëvizjen e njerëzve

Policia italiane ka fituar të drejtën për të përdorur dronë për të monitoruar lëvizjet e njerëzve.

Autoriteti Kombëtar i Aviacionit Civil (ENAC) autorizoi përdorimin e dronëve për të monitoruar lëvizjet e njerëzve në zonat e populluara për të siguruar pakësimin e të infektuarve me Covid-19. Autorizimi u bë i ditur përmes një letre të publikuar në faqen zyrtare të ENAC.

Kur nisi përhapja e virusit në Itali, autoritetet bllokuan lëizjen vetëm në zonat e prekura, në veri të vendit. Më 9 mars u kufizua lëvizja në gjithë vendin dhe ata që thyejnë rregullat përballen me gjoa që nisin nga 200 euro dhe me gjashtë muaj burg. Të premten, u kërkua angazhimi i ushtrisë pasi vdekjet pësuan rritje të frikshme dhe spitalet po përballeshin me fluks të madh pacientësh. Gjatë fundjavës, autoritetet ngushtuan masat.

Swiss Digital Desktop Reklama

Dje pati një ulje të vogël në numrin e rasteve. Italia konfirmoi 601 të vdekur prej Covid-19 brenda 24 orësh, duke e çuar numrin total të të vdekurve në 6077. U diagnostikuan 4789 të tjerë, në total 63927 të infektuar në gjithë vendin.

Swiss Digital Mobile Reklama

Burimi: CNN

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A e liron Gjykata Kushtetuese nga burgu, Erion Veliajn?