Italia goditet nga një valë tërmetesh brenda pak orësh

Disa lëkundje tërmeti brenda pak orësh kanë goditur bregdetin perëndimor të Kalabrisë, pranë provincave të Cosenza dhe Catanzaro pak orë më parë.

Sipas agjencisë italiane të lajmeve Ansa, deri më tani janë regjistruar mbi 10 tërmete, ku më i forti kishte një magnitudë prej 3.9 në orën 1:52 pas mesnate me një epiqendër 7 km nga Nocera Terinese (Catanzaro) dhe Serra d’Aiello (Cosenza) dhe një thellësi prej 33 km.

Lëkundjet e tërmetit u ndjenë qartë nga qytetarët, shkruan Ansa.

Swiss Digital Desktop Reklama

Ndërsa lëkundjet me magnitude 3.4 dhe 3.5 u regjistruan përkatësisht në orën 1:55 dhe 2:02.

Swiss Digital Mobile Reklama

Lëkundjet vijuan me të tjera dridhje me magnitudë më të vogël se 2. Asnjë i lënduar apo dëm material nuk është raportuar për momentin.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A e liron Gjykata Kushtetuese nga burgu, Erion Veliajn?