FIFA World Cup 2026 11 Qershor - 19 Korrik 2026
00 ditë
00 orë
00 minuta
00 sekonda

Italia ka numrin më të lartë të të varfërve në BE

Italia është vendi me numrin më të lartë të të varfërve në Bashkimin Europian. Të dhënat e Eurostat tregojnë se megjithëse Italia e ka varfërinë në shifrat e 11% dhe Rumania dhe Bullgaria përkatësisht 49,7% dhe 47,9%, në terma absolutë janë 10,4 milionë italianë që jetojnë në kushtet e varfërisë, duke e bërë vendin e parë në Europë.

Por vlen të theksojmë në statistikat e Eurostat të varfër konsiderohen ata persona që nuk përballojnë dot shpenzimet e paparashikuara, që nuk sigurojnë dot ngrohje në të gjithë shtëpinë apo të kenë vetëm dy palë këpucë në vit.

Të gjitha këto të dhëna përbëjnë atë që quhet indeksi i ”privimeve sociale dhe materiale”, por që në thelb tregojnë varfërinë e një familjeje. Megjithëse ky fenomen është në tkurrje, në Bashkimin Europian janë ende 78,5 milionë persona që jetojnë në kushte të vështira.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A mendoni se po krijohet një Lëvizje antisistem, pra kundër Ramës dhe Berishës?