Italia me qeveri, sot betohet kryeministri i ri

Italia do të drejtohet nga një qeveri koalicioni e formuar prej dy forcave politike populiste: Lega Nord dhe Lëvizja 5 Yjet që doli e para në zgjedhjet e përgjithshme të 4 marsit.

Përpjekja e Presidentit Sergio Matarella për t’i dhënë një tjetër zgjidhje ngërçit disa mujor, dështoi. Sot në orën 16:00 bën betimin si kryeministër i vendit profesori i Juridikut, Giuseppe Conte, i cili këmbëngul se ka me vete ekipin më të mirë të ministrave.

Me të marrë detyrën, ai prezantoi listën e 19 pjesëtarëve të kabinetit, 5 nga të cilët janë gra. Njeriu që trembi Bashkimin Europian e u refuzua nga Matarella në postin e ministrit të Ekonomisë, Paolo Savona do të drejtojë ministrinë më pak të rëndësishme të Komuniteteve.

Swiss Digital Desktop Reklama

Vetë Savona u shpreh i kënaqur që tabloja politike u plotësua, edhe pse jo shumë. Nëse arritën kompromis mbi emrin tim, u shpreh ai, do të thotë se e kuptuan që në fund të fundit, nuk jam dhe aq antieuropian.

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Mendoni se Berisha do ta bllokojë kryeministrin me turma popullore?