Italia me qeveri të përkohshme deri në dhjetor, më pas zgjedhje
“Një qeveri neutrale deri në dhjetor të 2018 e më pas rikthim në zgjedhje.”
Ky është vendimi marë sot nga Presidenti italian pas përfundimit të raundit të fundit të konsultimeve për zgjidhjen e ngërçit politik që ka mbërthyer Italinë prej më shumë se 2 muajsh pas votës së 4 marsit.
Presidenti Sergio Mattarella ka marrë sot vendimin për krijimin e një qeverie neutrale të përkohshme që do të drejtojë vendin me fuqi të plotë duke prezantuar Italinë në të gjitha impenjimet e saj ndërkombëtare.
Më pas rikthim në zgjedhje për t’i grantuar vendi një qeveri të zgjedhur nga populli.
“Është hera e parë në historinë e Italisë që një legjislaturë mbyllet para se të nisë punën”, deklaroi Presidenti italian.
Gjaë ditëve në vazhdim, kreu i shtetit pritet të caktojë kryeministrin e qeverisë së përkohshme.
KOHA JONË SONDAZH

