Italia me rregulla të ashpra anti-covid: Trego Pasaportën e Gjelbër ose ik
Lëvizja e lirë do të lejohet për të vaksionuarit ndaj Covid-19. Qytetarët dhe turistët në Itali duhet të paraqesin pasaportën e Gjelbër për të hyrë në qendrat e atraksionit turistik, muze apo bare e restorante.
Pasaporta e Gjelbër tregon nëse personi është vaksinuar, ka një test negativ ndaj Covid-19 apo e ka kaluar tashmë kaluar virusin. Pasaporta e Gjelbër e vaksinimit është bërë e detyrueshme edhe për udhëtarët në trena, aeroplanë dhe dyqane.
“Është e vetmja mënyra që njerëzit të vaksinohen. Kam përshtypjen se e njësoj funksionon tashmë edhe në Francë. Na ndalojnë të bëjmë disa gjëra, që ne më pas të bëjmë gjënë e duhur”, thotë një turiste nga Franca.