Italia miraton dekreti Konte ‘Shpëto Italinë’ me fond 25 miliardë euro

Këshilli i Ministrave ka dhënë miratimin për vënien në zbatim të dekretit “Shpëto Italinë” me masat e parashikuara për t’u marrë me emergjencën e koronavirusit.

Dekreti ka një fond prej 25 miliardë eurosh.

Dekreti do të ketë masa ndihmëse për familjet, sipërmarrjet, punonjësit e shëndetësinë.

Nga ky fond, 10 miliardë euro do të shkojnë në ndihmë të sistemit të punës që punëtorët të mos humbasin vendet e punës ndërsa 3 miliardë euro për sistemin shëndetësor dhe Fondin e Mbrojtjes Civile.

SHKARKO APP