Italia ndërmerr masa të reja kufizuese për Krishtlindjet dhe Vitin e Ri
Italia lajmëroi sot kufizime të reja për udhëtimet gjatë pushimeve të Krishtlindjeve, që kanë për qëllim të kufizojnë përhapjen e Covid-19 në vendin evropian që u godit i pari nga pandemia.
Rregullat e reja, së bashku me një shtetrrethim ekzistues dhe rregullore të tjera tashmë në fuqi, synojnë të frenojnë qarkullimin në të gjithë vendin gjatë periudhës festive duke kufizuar numrin e grumbullimeve.
“Nëse e ulim vëmendjen tonë tani, vala e tretë është pranë”, i tha parlamentit të mërkurën ministri i shëndetësisë, Roberto Speranza.
Udhëtimet mes rajoneve të Italisë do të ndalohen nga 21 dhjetori deri më 6 janar, me njerëz të ndaluar të udhëtojnë jashtë qyteteve të tyre në 25 dhe 26 dhjetor dhe 1 janar. Dekreti përfshin “rekomandimin e fortë” për të shmangur pritjen e atyre që nuk jetojnë së bashku.
Rregullore të tjera që do të firmosen sot pritet të mandatojnë një karantinë 10-ditore për ata që mbërrijnë në Itali nga vendet e tjera, duke filluar nga 20 dhjetori. Masa është pjesë e planit për të parandaluar italianët që të udhëtojnë në pistat e skive që janë ende të hapura në vendet fqinje të BE.
Baret dhe restorantet pritet të qëndrojnë të mbyllura në rajone në zona të kuqe ose portokalli. Mbyllja aktuale e orës 18:00 në zonat e verdha mund të mbetet në fuqi, ashtu si shtetrrethimi në mbarë vendin pas orës 10:00.
Qeveria po debaton nëse do të lejojë restorantet të shërbejnë drekë në Ditën e Krishtlindjes dhe 26 Dhjetor. Ministria e shëndetësisë në Itali raportoi 20,709 raste të reja të mërkurën dhe 684 vdekje, duke e çuar numrin e infektimeve në total në 1.6 milionë.