Italia nis përdorimin e droneve për të monitoruar lëvizjet dhe distancimin shoqëror
Policia lokale në Itali tani është e lejuar të përdorë drone për të monitoruar lëvizjet e qytetarëve gjatë pandemisë së koronavirusit.
Autoriteti i Aviacionit Civil Italian konfirmoi miratimin e tyre të hënën, pasi mori kërkesat për ndihmë shtesë nga “shumë njësi vendore të policisë”.
Autorizimi për përdorimin e droneve do të zgjasë deri më 3 prill, kur teorikisht do të hiqen kufizimet e udhëtimit në Itali. Autoriteti i Aviacionit Civil Italian thotë se ato mund të përdoren në “zona urbane” ose “atje ku ka popullsi të vogël të ekspozuar ndaj rrezikut të ndikimit”.
Disa rajone të Italisë, përfshirë Emilia-Romagna dhe Lombardia, tashmë përdorin drone dhe pajisje të tjera për të ndihmuar në zbatimin e kufizimeve të karantinës.
Ministria e Brendshme italiane ka raportuar se mbi 92,000 njerëz dhe më shumë se 2,000 biznese ishin raportuar për shkelje të kufizimeve të lëvizjes. (Euronews)