Italia regjistron 331 viktima nga Covid në 24 orët e fundit. Ja sa persona janë infektuar

Italia vazhdon të regjistrojë një numër të lartë të viktimave si pasojë e Covid – 19. Në 24 orët e fundit, në Itali kanë ndërruar jetë 331 persona.

Ndërsa, numri total i viktimave për shkak të virusit në shtetin fqinj ka shkuar në 41 394 njerëz.

Në 24 orët e fundit janë infektuar 32.616 persona.

Sipas autoriteteve italiane janë shëruar 6.183 pacientë, duke e çuar numrin e përgjithshëm të tyre në 335,074.

Në Itali janë aktualisht 558,636 të infektuar aktivë.

Me shifrat e sotme, numri total i infektimeve në Itali nga nisja e pandemisë shkon në 935,104, ndërsa ai i viktimave në 41,394.

SHKARKO APP