Italia regjistron 353 të vdekur nga Covid-19 në 24 orë, mbi 28 mijë raste të reja

Italia vijon të regjistrojë shifra të frikshme të personave të infektuar me Covid-19. Në shtetin fqinj në 24 orët e fundit ka 28.244 raste të reja me koronavirus, në 182.287 tamponë të kryer, ndërkohë që një ditë më parë ishin 22.253 persona.

Edhe numri i të vdekurve është rritur, 353 persona kanë humbur betejën me virusin e tmerrshëm në 24 orët e fundit, duke e çuar në 39.412 numrin total. Të shëruarit në 24 orë janë 6.258 duke e çuar në 302.275 numrit total .

Rajoni më i nxehtë mbetet Lombardia me 6.800 raste të reja, më pas është Campania me 3 mijë raste, pastaj Lazio me 2.209.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Kush mendoni se duhet të jetë në emër të PD dhe opozitës kandidat për kryebashkiak në Tiranë?