Italia regjistron 50 viktima nga koronavirusi por mungojnë të dhënat për vdekjet në Lombardi

Italia regjistron sot numrin më të ulët të viktimave por në të dhënat zyrtare për herë të parë nuk është përfshirë rajoni i Lombardisë.

Në 24 orët e fundit Italia pa këtë rajon ka regjistruar 50 viktima e 531 raste pozitive me Covid-19 .

Numri i viktimave ka arritur deri më sot më 32 785 e numri i të infektuarve në 229 858.

Persona të shëruar nga Covid 19 në Itali janë 140 479.

Pacientë aktivë me koronavirus janë 56 594.

Në strukturat spitalore situata është përmirësëuar ndjeshëm,

Dita e sotme shënon 8613 pacinetë Covid në regjim spitalor e 553 në terapi intesive.

Në kushte izolimi shtëpiak po kurohen 47 594 pacientë.

Numri i tamponëve të kryer deri më sot është 3 447 012 ndaj 2 198 632 personave.

SHKARKO APP