Italia regjistron 53 të vdekur në 24 orët e fundit, rritet numri i rasteve të reja

ROME, ITALY - APRIL 1: Italian army doctors work in the intensive care at Celio Military Polyclinic Hospital (Policlinico Militare Celio), spoke of COVID 1 Spallanzani Hospital, during the Coronavirus emergency, on April 1, 2020 in Rome, Italy. The Italian government continues to enforce the nationwide lockdown measures to control the spread of COVID-19. (Photo by Antonio Masiello/Getty Images)

Në 24 orët e fundit në Itali janë regjistruar 53 viktima nga koronavirusi duke shkuar në 34 220 të vdekur në total. Numri i të vdekurve krahasuar me një ditë më parë është ulur, pasi dje kanë qenë 71 viktima.

Ulje kanë pësuar dhe personat e shtruar në terapi intensive të cilët për momentin janë 237.

Rastet e reja kanë 379, shifër kjo më e lartë se një ditë më parë ku ishin 202 të infektuar me koronavirus. Në total që prej nisjen së pandemisë në shtetin fqinj janë shënuar 236 142 persona të infektuar me COVID-19.

Rajoni më i prekur vijon të mbetet Lombardia ku në 24 orët e fundit kanë ndërruar jetë 25 persona duke e çuar në 16 374 numrin total të vdekjeve. Ndërsa të infektuarit e rinj në këtë rajon janë 252 persona.

SHKARKO APP