Italia regjistron 99 të vdekur nga koronavirusi, shifra më e ulët që prej nisjes së lock down-it

Vijojnë të ulen shifrat e të personave që kanë humbur jetën nga koronavirusi në Itali. Në 24 orët e fundit në shtetit fqinjë kanë humbur jetën 99 përsona duke e cuar në 32.007 që prej nisjes së pandemisë.

Për herë të parë nga 2 marsi tashmë i largët, bilanci i viktimave ndaj COVID-19 në Itali shkon poshtë limitit treshifror.

Ndërkohë që 451 janë rastet e reja me koronavirus, duke e çuar në 225.886 persona në total. Vlen të theksohet se rajoni më problematik mbetet ende Lombardia, me rreth 40% të gjithë rasteve të reja.

SHKARKO APP