Italia regjistron mbi 13 mijë raste të reja me Covid-19, kalon shifrën e 120 mijë të vdekurve
Bota E Premte, 30 Prill 2021 19:53
Italia në 24 orët e fundit ka regjistruar 13 446 raste të reja me Covid-19 në 338.771 tamponë të kryer. Duke e krahasuar me një ditë më parë kemi një rënie të rasteve të cilat ishin 14.320.
Edhe numri i të vdekurve është ulur, ku në 24 orët e fundit janë regjistruar 263, duke e çuar në 120.807. Gjithashtu ka pasur një ulje të terapive intensive dhe numrit të shtrimeve në spitale. Ndërsa të shëruarit në 24 orët e fundit janë 15 621 persona.