Italia shënon 44 viktima dhe 338 raste të reja me Covid-19
Në 24 orët e fundit në Itali janë shënuar 44 viktima dhe 338 raste të reja me Covid-19.
Ndërkohë, totali i të prekurve ka shkuar në një shifër prej 236.989 personash. Tamponët e kryer janë 56.527.
Në Lombardi, janë 244 njerëz të infektuar sot.
44 viktimat e sotme e kanë çuar numrin total në 34.345 në të gjitha.
Pacientët e shtruar në 176.370, me një rritje prej 1,505 në ditë.
209 pacientë janë shtruar në spital në kujdesin intensiv, 11 më pak se dje.
Nga ana tjetër, pacientët e shtruar në spital me simptoma janë 3.594, ndërsa ata në izolimin shtëpiak në 22.471.