Italia shënon rritje të numrit të viktimave dhe të të infektuarve, ja të dhënat e 24 orëve të fundit

14,842 raste të reja me koronavirus janë evidentuar në 24 orët e fundit në Itali.

Fatkeqësisht 634 persona kanë humbur betejën me virusin, duke e çuar në total numrin e të infektuarve në 61,240 që nga fillimi i pandemisë.

Dje rastet e reja ishin 13,720 nga 111,217 testime të kryera, ndërsa viktimat ishin 528.

Aktualisht pozitivë sot janë 737,525, por janë shëruar 25,497, duke e çuar në total numrin e tyre në 958,629, që nga fillimi i epidemisë. Numri i njerëzve të shtruar në 24 orët e fundit në kujdesin intensiv bie në 3,345, pra 37 të shtruar më pak se dje.

704,099 pacientë qëndrojnë të izoluar në shtëpi. Numri i përgjithshëm i pacientëve të infektuar që nga fillimi i pandemisë ka shkuar në 1.757.394 raste.

Rajoni me më shumë raste është gjithashtu Veneto i cili mbetet në rritje (+3.145, kundër +2.550 dje), pasuar nga Lombardia me +1656 raste të reja (dje +1.562), Emilia Romagna me +1.624 (dje +1.891 ), Lazio me +1.501 (dje +1.372) dhe Campania me +1.080 (dje +1.060). Rastet totale rriten në 1,757,394 (dje 1,742,557).

SHKARKO APP