Italia shënon sërish rritje, 610 viktima në 24 orë, 18 279 të vdekur në total

Italia vazhdon betejën e saj me koronavirus. Dita e sotme ka regjistruar një numër më të lartë viktimash e personash të infektuar se një ditë më parë, në periudhën kohore 24 orë,

Sot janë regjistrua 610 viktima më shumë e numri i përgjithshëm i tyre ka arritur në 18 279.

Gjithashtu janë regjistruar 4204 raste më shumë pozitive në 24 orë duke e çuar numrin total të tyre në 143 626.

Por gjatë 24 orëve të fundit në Italia ka pasur 1979 pacientë të shëruar duke e çuar numrin e tyre në 28 470.

Përmirësim ditë pas dite kanë pacientët në terapi intensive ku sot janë 88 pacientë më pak se një ditë më parë e numri i tyre që po kurohen është sot 3605.

Në Lombardi, rajoni verior më i gjunjëzuar nga pandemia regjistron sot 54 802 të infektuar e 10022 viktima.

Në Itali janë kryer deri më sot 853 369 tamponë.

SHKARKO APP