Italia zgjedh presidentin, sot raundi i katërt i votimit
Parlamenti italian voton sot presidentin e vendit në raundin e katërt të votimit, pas dështimit të tre raundeve të tjera.
Sot pritet që kandidatura e kryeministrit italian Mateo Renzi, gjykatësi Sergio Matarella të votohet vetëm me votat e maxhorancës, ndërkohë që opozita shpreson në dështimin e votimit edhe në këtë raund, duke pretenduar zgjedhje të parakohshme.
Kryeministri italian u ka drejtuar apelin e fundit partive politike për të votuar Mattarelën, por mesazhi ishte veçanërisht për ministrin Alfano, i cili pas disa takimeve intensive me ish kryeministrin italian Silvio Berluskoni, deklaroi votën e tij pro Matarelës.
Sigurisht me thirrjen e tij Renzi nuk ka bindur Forza Italian, edhe pse u përpoq të prezantojnë Matarellën si një kandidaturë gjithëpërfshirëse, dhe jo vetëm të Partisë Demokratike.
Gjithsesi, nevojiten 505 vota në votimin e sotëm për Matarellën, të cilin Renzi e quajti një shërbëtor të shtetit.