Itali/Amatrice, qyteza që u shua në pak sekonda

Tërmeti që goditi Italinë Qëndrore, në mëngjesin e së mërkurës, ka shuan qytezën. Një tërmet i fuqishëm, deri më tani ka lënë më shumë se 20 viktima dhe ka shkaktuar dëme të shumta materiale.

Zona më e goditur nga tërmeti 6.2 ballësh ishte Amatrice, e cila u rrafshua thuajse krejtësisht.

Kryebashkiaku, Stefano Petrucci, tha këtë mëngjes se qyteti i tij “nuk është më”.

Swiss Digital Desktop Reklama

“Këtu s’ka më asgjë. Rrugët hyresë e dalëse nga qyteza janë shkatërruar të gjitha. Gjysma e qytetit është fshirë krejtësisht. Ka njerëz nën gërmadha, ka pasur dhe një rrëshqitje dheu e një urë është në prag të shembjes. Është një tmerr, jemi pa dritë, pa linja telefonike, zjarrfikësit nuk kanë mbërritur akoma”, thotë një prej banorëve që fatmirësisht ka shpëtuar tërmetit.

Swiss Digital Mobile Reklama

Në fotot e publikuara nga mediat italiane duken se janë të pakta ndërtesat që kanë mbetur në këmbë, ndërsa qyteti të krijon përshtypjen e një zone lufte.

072455259-5e1a3390-841d-4591-b3f6-3562f5dcea78

terremoto Amatrice

terremoto Amatrice

terremoto Amatrice

terremoto Amatrice

 

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A veproi mirë Rama me ndryshimet në qeveri?