Italiania përplas me makinë të riun shqiptar

Një shqiptar 26-vjeçar është përplasur nga një makinë në Verona. Ngjarja ka ndodhur mëngjesin e sotëm në një rrugë pedonale.

Sipas asaj që shkruajnë mediat vendase, shqiptari ishte duke ecur në pedonale kur është përplasur nga një makinë ‘Land Rover’.

Në timonin e makinës ka qenë një 33-vjeçare italiane.

Swiss Digital Desktop Reklama

Fatmirësisht shqiptari ka marrë plagë të lehta. Ai është dërguar në spital ku mësohet se do të qëndrojë të paktën 20 ditë.

Swiss Digital Mobile Reklama

Policia ka nisur hetimet dhe ka sekuestruar edhe pamjet e kamerave të sigurisë, për të zbardhur dinamikën e aksidentit.

Image

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Mendoni se Berisha do ta bllokojë kryeministrin me turma popullore?