Italinë e ndjek ‘fati’ i Greqisë – Pse borxhi i saj është bërë më i shtrenjti dhe më i rrezikshmi në Europë?!
Ndërsa afrohen zgjedhjet rajonale në Emilia Romagna dhe Kalabria pikërisht më 26 janar, treguesit financiarë për Italinë po dërgojnë sinjale kontradiktore. Piazza Affari e ka mbyllur javën e kaluar, duke u rikthyer në nivele më të larta që nga maji 2018. Në një raport të publikuar të Premten në 17 Janar, analistët e Citigroup këshillojnë mbipeshimin (overweight) e aksioneve të listës Milanese pasi ato janë nënvlerësuar në krahasim me potencialin e tyre. Një tjetër lajm pozitiv erdhi nga tregu i obligacioneve: gjatë javës pati një kërkesë rekord (47 miliardë) për një BTp (bono thesari polienale) 30-vjeçare për një total prej 7 miliardë në normën vjetore prej 2.5%.
Borxhi italian është bërë më i rrezikshmi në Europë
Nga tregu i cds (credit default sëap ) vijnë lajme jo shumë të mira në lidhje me borxhin italian. Në këtë moment, sipas kontratave që matin sa kushton për të mbuluar falimentimin, i cili në këtë rast është borxhi sovran italian, Italia është vendi ku kjo lloj politike kushton më shumë. Cds italiane me maturim 5-vjeçar kushton (122) më shumë se Greqia (120), ndërkohë Spanja është (41) dhe Portugalia (37).
“Kapërcimi financiar” i Athinës
Kurba e borxhit italian tani është e ngjashme me atë të Greqisë. Por, pse investitorët e vendosin borxhin italian në nivele të ngjashme, madje edhe më të rrezikshme, siç dëshmohet nga CDS, sesa ajo e Athinës? Do të duket një paradoks, duke marrë parasysh që Italia mund të shfaqë një vlerësim prej katër shkallësh më të lartë se ai i Greqisë i cili, përkundër përparimit të fundit, ende i përket grupit të “titujve spekulativ”, ndryshe nga Italia e cila, falë vetëm një shkalle mbetet ende tek titujt ‘e investueshëm’.
Është e qartë se në këtë moment ka një shkëputje midis vlerësimeve, rendimenteve dhe kostove të CDS. Italia ka një vlerësim më të lartë se Greqia, por mbrojtja ndaj një ‘default’ (dështim të borxhit) kushton pak më shumë, ashtu si BTp 5-vjeçare paguajnë kthime pak më të larta se qeveria e Athinës. Dhe, përkundër faktit se Italia është prodhuesi i dytë më i madh në Europë dhe ekonomia e tretë (për sa i përket PBB-së) të Eurozonës, nga një këndvështrim financiar është shumë larg fqinjëve të saj si Spanja dhe Portugalia. (ilsole24ore)/ SCAN