Iu shkatërrua varri 40 vite më parë, gjendet trupi i mumifikuar i Shahut të Iranit
Një punëtor ndërtimi në Teheran mund të ketë zbuluar trupin e mumifikuar të Reza Shah Pahlavi, sundimtari iranian, djali i të cilit u rrëzua në revolucionin e vitit 1979.
Punëtorët po kryenin ndërtime në një vend të shenjtë Shia në Teheran, kur gjetën trupin në mes të një grumbulli rrënojash.
Pahlavi u varros në një mauzole në vitin 1994, por varri u shkatërrua nga revolucionarët iranianë, ndërsa ata u përpoqën të fshijnë të gjitha gjurmët e regjimit të mëparshëm.
Trupi i shahut nuk u gjet kurrë nën rrënoja dhe ka humbur për gati 40 vjet. Hassan Khalilabadi, kreu i komitetit të trashëgimisë të Teheranit, tha se ishte “një mundësi” që kufoma mund të jetë ajo e ish-udhëheqësit iranian.



KOHA JONË SONDAZH

