Ivanka Trump postoi një foto me të birin dhe njerëzit iu vërsulën

Dje, Ivanka Trump postoi këtë foto në Twitter. Në krah mban të birin, Theodore, 2 vjeç. Ç’të keqe mund të ketë këtu? Epo, në momentin që flasim, në kufirin jugor amerikan nënat po ndahen nga fëmijët prej agjencisë së emigracionit, ICE.

Me urdhër të administratës së Trump, prindërit që kapen duke kaluar kufirin ilegalisht me fëmijët, do të ndahen nga prej tyre. Sado tronditëse të duket, ICE e zbatoi këtë urdhër dhe nga gjithë fëmijët që u ndanë nga prindërit, 1475 nuk dihet ku janë. Mijëra prindër nuk dinë ku i kanë fëmijët, a janë mirë apo a do t’i shohin më?

Arsyeja pse njerëzit janë të nevrikosur është më e qartë tani. Ivanka e ka në krahë të birin dhe e di që asgjë e keqe s’do t’i ndodhë. Komediani Patton Oswalt shkruan:

“A s’është gjëja më e mirë në botë të përkëdhelësh të voglin tënd. Të dish ekzaktësisht ku është, i sigurt në krahët e tu? A s’është gjëja më e mirë në botë. Apo jo Ivanka? Apo jo?”

Ndërsa një nënë tha:

“Ti ke tre fëmijë, po ashtu dhe unë. Imagjino sikur një oficer i ICE të të marrë fëmijën dhe ti s’e sheh më kurrë. Kjo po ndodh falë politikave të babait tënd. Bëj diçka.”

Asnjë reagim nga Ivanka Trump deri më tani.

 

 

SHKARKO APP