Ivanov në Serbi: Integrimi i rajonit, mënyra më e mirë për të lënë pas paragjykimet
Sipas Nikoliç, marrëdhëniet mes dy vendeve janë duke u zhvilluar “në frymën e fqinjësisë së mirë dhe të marrëdhënieve të ngushta mes dy vendeve.” “Dialogu politik është intensifikuar ndjeshëm në dy vitet e fundit, me cilësi të përmirësuar të vizitave të niveleve më të larta,” tha Nikoliç, duke shtuar se Serbia është mirënjohës Maqedonisë për ndihmën gjatë përmbytjeve shkatërruese në maj.
Kur bëhet fjalë për bashkëpunimin ekonomik mes dy vendeve, Nikoliç tha se Serbia është një nga partnerët më të rëndësishëm të tregtisë së jashtme të Maqedonisë dhe se shkëmbimi i mallrave gjatë vitit 2013 u rrit me 40 për qind në krahasim me 2012. “Një shtysë e rëndësishme për bashkëpunim ekonomik do të jetë marrëveshja që duhet të nënshkruhet brenda sesionit të ardhshëm të përbashkët të të dy qeverive. Presidenti Ivanov ka konfirmuar interesin në përmirësimin e infrastrukturës rrugore me Serbinë, sidomos për përfundimin e Korridorit 10,” tha Nikoliç.
Presidenti maqedonas Gjorge Ivanov tha se gjatë takimit vuri në dukje se në nivelin më të lartë “, ndërmjet Maqedonisë dhe Serbisë ka marrëdhënie të shkëlqyera”, se dialogu që deri tani ka qenë i vendosur që të zhvillohet me të njëjtin intensitet, dhe se seanca e përbashkët e dy qeverive u dha shtysë për bashkëpunim më të thellë.
“Mes dy vendeve tona ka një traditë të gjatë historike dhe kulturore, ne kemi të njëjtin vizion për një të ardhme të përbashkët në familjen evropiane. Me interes vital, si për Republikën e Serbisë dhe Republikën e Maqedonisë është që marrëdhëniet dypalëshe të jenë më dinamike në të gjitha fushat, ku ne kemi interes të përbashkët”, tha Ivanov.
Ai tha se ka dallime të qëndrimeve në disa çështje, por kjo nuk paraqet pengesë që në fushat e tjera të dy vendet të kenë marrëdhënie të shkëlqyera. “Ky është një shembull pozitiv në rajonin tonë, që kur vendet të kenë ndonjë pyetje të hapur, të mos i bllokojë të gjitha marrëdhëniet në fusha të tjera. Për të gjitha çështjet mund të bisedohet dhe të arrihet zgjidhje e përbashkët, në qoftë se ka një interes të përbashkët.”
Ivanov konfirmoi se tregtia e jashtme në mes të dy vendeve është shumë e mirë dhe se ka vend për përmirësim të mëtejshëm dhe shtoi se sot diskutuan nevojën e zhvillimit të kapaciteteve të energjisë dhe për të garantuar sigurinë e energjisë në rajon. Ai shtoi se një nga temat e takimit të sotëm u përqendrua në bashkëpunimin rajonal të perspektivës evropiane. “Integrimi i rajonit tonë është mënyra më e mirë për të lënë pas të gjitha paragjykimet dhe armiqësitë e mëparshme në Ballkan, sepse si rajon kemi përjetuar shumë gjëra dhe ka shumë gjëra që duhet të lënë pas, ndërsa duhet ti përkushtohemi rinisë dhe duke investuar tek të rinjtë, ne kemi investuar në të ardhmen. “