Izareli aplikon dozën e tretë të vaksinës për personat mbi 60 vjeç

Izraelitët e vaksinuar mbi 60 vjeç do të mund të marrin një dozë të tretë të vaksinës Pfizer duke filluar nga e diela, me kusht që të kenë kaluar më shumë se pesë muaj nga doza e dytë. Ky lajm u njoftua nga Ministria e Shëndetësisë e cila kërkoi nga institucionet që të organizoheshin lidhur me këto procedura.

Izraeli është vendi i parë në botë që ndërmerr një hap të tillë. Dje, një ekip ekspertësh këshilluan qeverinë që të kalonte në shpërndarjen e dozës së tretë pasi vuri në dukje një rënie të efikasitetit të vaksinave midis atyre që ishin imunizuar gjashtë muaj më parë.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A e liron Gjykata Kushtetuese nga burgu, Erion Veliajn?