
Pjesëmarrja në zgjedhjet parlamentare në Izrael ka arritur në 44,9% deri në orën 14:00, niveli më i lartë në këtë orar që nga viti 1973. Mbi 3 milionë qytetarë kanë votuar për parlamentin me 120 vende, në zgjedhjet e para pas sulmeve të Hamasit më 7 tetor 2023.
Kryeministri Benjamin Netanyahu u ka bërë thirrje mbështetësve të partisë Likud të votojnë masivisht, duke pretenduar se po tentohet të manipulohen zgjedhjet. Akuza këto që janë kundërshtuar nga partia opozitare Yashar, e drejtuar nga Gadi Eisenkot, e cila e akuzon Netanyahun se po përgatit terrenin për të kundërshtuar rezultatin. Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka deklaruar se nuk ka prova për manipulime sistematike, ndërsa denoncimet për raste të veçanta po shqyrtohen.
Zgjedhjet konsiderohen një provë e rëndësishme për Netanyahun, i cili përballet me kritika për dështimet e sigurisë para sulmeve të 7 tetorit dhe drejtimin e vendit gjatë luftërave në rajon. Sondazhet paraprake nuk parashikojnë që asnjëri kamp të sigurojë 61 mandatet e nevojshme për shumicën parlamentare, çka mund të sjellë negociata të gjata dhe një tjetër bllokim politik. Qendrat e votimit mbyllen në orën 22:00 sipas orës lokale.
