IZRAEL, rezultatet përfundimtare konfirmojnë epërsinë e dukshme të Netanyahut

Rezultatet përfundimtare të zgjedhjeve legjislative izraelite konfirmojnë sot fitoren e madhe të partisë konservatore të Benjamin Netanyahut dhe një potencial të madh të së djathtës prej 67 vendesh nga 120 për kryeministrin në ikje, deklaroi Komisioni Zgjedhor izraelit.

Partia Likud e Nentanyahu fitoi 30 vende, ndërsa partia e Bashkimit Sinoist e kundërshtarit të tij, Isaac Herzog mori 24 vende. “Lista e partive arabe izraelite renditet e treta me 13 mandate’’, deklaroi ky komision.

Netanyahu, i cili është në pushtet që prej vitit 2009, duhet të marrë nga presidenti Reuven Rivlin mandatin për të krijuar qeverinë e ardhshme izraelite.

SHKARKO APP