FIFA World Cup 2026 11 Qershor - 19 Korrik 2026
00 ditë
00 orë
00 minuta
00 sekonda

Izraeli i vendosur: Asnjë shtet palestinez pranë lumit Jordan

Kryeministri izraelit, Benjamin Netanyahu, konfirmoi qëndrimin e Izraelit për të kundërshtuar njohjen e një shteti palestinez në çdo territor në perëndim të lumit Jordan, gjatë një mbledhjeje të qeverisë, raporton The Jerusalem Post.

Qëndrimi ynë mbetet i vendosur dhe i pandryshuar. Unë i kam kundërshtuar këto përpjekje për dekada me rradhë dhe nuk kam nevojë për përforcime apo leksione nga askush”, tha Netanyahu.

Ai shtoi se Gaza do të çmilitarizohet dhe se Hamasi do të eliminohet, duke bërë të qartë se ky është qëndrimi i qeverisë së tij në çdo plan të mundshëm ndërkombëtar, përfshirë kornizën 20-pikëshe të SHBA-së.

Swiss Digital Desktop Reklama

Deklarata e tij erdhi pas kritikave nga politikanë të ekstremit të djathtë dhe pasi disa shtete, përfshirë SHBA, Katar, Egjipt, Emiratet e Bashkuara Arabe, Arabia Saudite, Indonezi, Pakistan, Jordaninë dhe Turqinë, lëshuan një deklaratë të përbashkët mbështetëse për një rezolutë të Këshillit të Sigurimit të OKB-së, që ofron një rrugë drejt vetëvendosjes dhe shtetësisë palestineze.

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A mendoni se po krijohet një Lëvizje antisistem, pra kundër Ramës dhe Berishës?