FIFA World Cup 2026 11 Qershor - 19 Korrik 2026
00 ditë
00 orë
00 minuta
00 sekonda

Izraeli konfirmon për herë të parë shkatërrimin e një reaktori bërthamor sirian

Izraeli për herë të parë ka konfirmuar se ka shkatërruar një reaktor të dyshuar bërthamor që po ndërtohej në Siri në vitin 2007.

Ushtria tha se avionët luftarakë bombarduan objektin al-Kibar në provincën Deir al-Zour, 450 km në veri-lindje të Damaskut, pasi ajo ishte afër përfundimit.

Qeveria e Sirisë ka mohuar vazhdimisht se po ndërtonte një reaktor.

Swiss Digital Desktop Reklama

Kryeministri izraelit Benjamin Netanjahu tha se Izraeli ishte i vendosur të parandalonte armiqtë e tij nga pasja e armëve bërthamore.

Swiss Digital Mobile Reklama

“Qeveria izraelite, Forcat e Mbrojtjes të Izraelit dhe Mossad [shërbimi i inteligjencës] e penguan Sirinë nga zhvillimi i aftësive bërthamore. Ata janë të denjë për lavdërim të plotë për këtë çështje,” shkroi ai në Twitter.

“Politika e Izraelit ishte dhe mbetet e qëndrueshme për të parandaluar armiqtë tanë që të armatosen me armë bërthamore”.

Çfarë zbuloi ushtria izraelite?

Forcat e Mbrojtjes të Izraelit (IDF) thanë se një “përpjekje e madhe e inteligjencës” filloi në fund të vitit 2004, kur agjentët izraelitë morën informacion se ekspertët e huaj – që besohej të ishin nga Koreja e Veriut – po ndihmonin Sirinë me një projekt bërthamor.

Shërbimi inteligjent izraelit zbuloi vendin e ndërtimit dhe kuptoi që reaktori do të vihej në funksion në vitin 2007. Në atë kohë, IDF bëri një plan për një sulm ajror të quajtur “Operacioni jashtë kutisë”.

Në orën 22:30 të datës 5 shtator 2007, aeroplanët F-16 dhe F-15 u nisën nga dy bazat në Izraelin jugor dhe fluturuan drejt Deir al-Zour, nëpërmjet Detit Mesdhe dhe kufirit siriano-turk.

Avionët u kthyen katër orë më vonë, pas kryerjes së një sulmi me raketa që çaktivizuan reaktorin dhe shkaktuan dëme të pakthyeshme, sipas IDF.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A mendoni se po krijohet një Lëvizje antisistem, pra kundër Ramës dhe Berishës?