Izraeli tërheq kandidaturën për Këshillin e Sigurimit, në garë Gjermani-Belgjikë

Izraeli njoftoi të premten se është tërhequr nga gara për një nga dy vendet vakante në Këshillin e Sigurimit të Kombeve të Bashkuara.

Misioni i Izraelit në OKB deklaroi të premten se, pasi është konsultuar me partnerët, përfshi edhe miqtë më të mirë, shteti i Izraelit ka vendosur të shtyjë për më vonë kandidimin e tij për një vend në Këshillin e Sigurimit.

“Është vendosur që ne të vazhdojmë të veprojmë përmes aleatëve tanë, për t’i lejuar Izraelit të realizojë të drejtën e tij për pjesëmarrje të plotë dhe përfshirje në proceset vendimmarrëse në OKB”, thuhej në deklaratë.

Swiss Digital Desktop Reklama

Tërheqja e vendit hebre lë vetëm Gjermaninë dhe Belgjikën në garë për dy vendet e përcaktuara për grupin e vendeve të Europës Perëndimore, që u siguron atyre praktikisht në vend jo të përhershëm në këshillin 15-anëtarësh.

Swiss Digital Mobile Reklama

Ambasadori i Gjermanisë në OKB, Christoph Heusgen i tha agjencisë gjermane të lajmeve “DPA” se, ka pasur thashetheme se Izraeli mund të tërhiqej nga gara. Ai shtoi se Gjermanisë nuk i është garantuar marrja e vendit, por se Berlini “patjetër që e ka më të lehtë” tani që Izraeli është bërë mënjanë.

Disa diplomatë të tjerë e bënë të qartë gjithsesi gjatë javëve të fundit se, Izraeli do të humbiste kundrejt dy rivalëve të tjerë, kur çështja të hidhej në votim nga Asambleja 193-anëtarëshe e OKB-së.

Këshilli i Sigurimit, përgjegjësitë e të cilit përfshijnë edhe ruajtjen e paqes dhe sigurisë ndërkombëtare, përbëhet nga 5 anëtarë të përhershëm (Britani, Kinë, Francë, Rusi dhe SHBA), ndërsa 10 vendet e tjera zihen nga anëtarë të zgjedhur që shërbejnë me një mandat të kufizuar dyvjeçar.

Këshilli është i vetmi organ i OKB-së që mund të marrë vendime ligjërisht të detyrueshme, sikurse edhe të vendosë sanksione apo të autorizojë përdorimin e forcës. Pesë nga 10 anëtarët e saj do të zgjidhen me votim në Asamblenë e Përgjithshme të OKB-së muajin e ardhshëm, duke u lejuar fituesve që të fillojnë mandatet e tyre duke nisur nga viti 2019.

Nga 5 vendet e lira, një duhet t’i shkojë Afrikës, një zonës së Azi-Paqësorit, një Amerikës Latine dhe Karaibeve, ndërsa dy vende Europës Perëndimore. Gjermania dhe Belgjika duhet të fitojnë shumicën e dy të tretave të votave të 193 pjesëtarëve të Asamblesë, për t’u zgjedhur.

Top Channel

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Kush mendoni se duhet të jetë në emër të PD dhe opozitës kandidat për kryebashkiak në Tiranë?