Ja marrëveshja e arritur në Maqedoni (Dokument)
Partitë arritën marrëveshje për dalje nga kriza politike, informoi ambasadori amerikan në Maqedoni, Xhes Bejli, pas bisedimeve të sotme me përfaqësuesit e partive nënshkruese të Marrëveshjes së Përzhinës.
Liderët e katër partive politike, sipas marrëveshjes së arritur, deri në fund të gushtit duhet ta përcaktojnë datën e zgjedhjeve të parakohshme parlamentare, të cilat do t’i zbatojë qeveria kalimtare e formuar 100 ditë para mbajtjes së tyre.
Në takimin në Klubin e deputetëve morën pjesë përfaqësuesi i delegacionit të BE-së në Shkup, Tiborg Barodi, Artan Grubi i BDI-së, Imer Aliu i PDSH-së, Nikolla Todorov i VMRO-DPMN-së dhe Radmilla Shekerinska e LSDM-së.
Në dokumentin e firmosur qëndrojnë pikat që kanë të bëjnë me rregullimin e çështjeve që janë: pastrimi i listës zgjedhore, sidomos për verifikimin mbi 39 mijë votuesve kontestues, rregullimi i sferës së mediave, me ç’rast në afat prej 15 ditëve nga marrëveshja duhet të zbatohet Ligjit për shërbime audiovizuele dhe Kodi Zgjedhor. Ndër pikat e tjera të marrëveshjes është Qeveria teknike , që do të organizojë zgjedhjet, ku përfshihet edhe rregullimi i funksionimit të MPB-së.
Po ashtu marrëveshja nënvizon përkrahjen e PPS si dhe reformat e tjera duke u bazuar në rekomandimet e Raportit të Pribesë. Në pjesën e reformave përmenden edhe Marrëveshja e Ohrit dhe integrimet euroatlantike.



KOHA JONË SONDAZH

