Ja pse SHBA-ja mund të përdorë e para armët bërthamore
Muri i sigurisë ka rënë. Pengesa e fundit që ndante në mënyrë të ngurtë konceptin e luftës nga përdorimi i arsenaleve bërthamore, duke mbajtur të dallueshëm skenarët e një konflikti tradicional dhe ata të “Armagedon”, thënë ndryshe skenarët apokaliptikë.
Shtetet e Bashkuara të Amerikës prezantuan së fundmi Strategjinë e Re të Sigurisë, duke revolucionarizuar idenë e parandalimit dhe ndryshuar doktrinën e armëve nukleare.
Dokumenti i ri strategjik i presidentit Joe Biden nuk përjashton mundësinë që SHBA të përdorë e para bombën bërthamore. Siç thuhet, ky është “një revolucion për t’iu përgjigjur kërcënimeve të reja nga Kina dhe Rusia”.
Administrata Biden ka publikuar rishikimin e saj të Qëndrimit Bërthamor për vitin 2022, me grupet anti-bërthamore që paralajmërojnë se dokumenti do të bëjë pak për të parandaluar kërcënimin e një lufte katastrofike.
Presidenti rus, Vladimir Putin, pasi vrojtoi testet bërthamore disa ditë më parë, paralajmëroi se rreziku i një lufte botërore është shumë i madh.